As tenderi prej 16 mijë eurove nuk largon qentë nga “Shtëpia e Bardhë”

  • 09 February 2016 - 16:34
As tenderi prej 16 mijë eurove nuk largon qentë nga “Shtëpia e Bardhë”

Rreziku nga qentë endacakë, ka detyruar Komunën e Klinës një vit më parë që të ndajë një fond për përkujdesjen ndaj këtyre kafshëve. Në shtator të 2014’tës, komuna e qeverisur nga Sokol Bashota ka dhënë një tender në shumë prej 16 mijë eurosh. Por, si duket as kjo nuk po kryen punë. Qentë endacakë vazhdojnë ta rrethojnë Komunën e Klinës.

 Në “Shtëpinë e Bardhë” një grumbull i qenve është parë duke lëvizur lirshëm.