Selimi: Një agjent i huaj nuk mund të jetë president

  • 09 February 2016 - 18:20
Selimi: Një agjent i huaj nuk mund të jetë president

Ditë më parë është publikuar lajmi se zëvendëskryeministri Hashim Thaçi është spiun i francezëve.

Lidhur me këtë në një prononcim për gazetën Kosova Sot Online deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se kjo çështje është tejet serioze dhe se duhet trajtuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Selimi tha se një agjent i huaj nuk mund të jetë president.

 “Një agjent i huaj nuk do të duhej të ishte as pjesëtar i UÇK-së,  as kryeministër e as ministër i Jashtëm, e aq më tepër president”, tha Rexhep Selimi.

(Kosova Sot)