Fetahu: Presidenti të jetë personalitet kredibil

  • 09 February 2016 - 20:04
Fetahu: Presidenti të jetë personalitet kredibil

Zgjedhja e presidentit është një ndër temat kryesore në vend aktualisht.

Lidhur me këtë çështje juristi Ilir Fetahu në një prononcim për gazetën Kosova Sot Online thotë se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet me një president kredibil.

''Sa i përket zgjedhjes së presidentit, unë konsideroj se, pa dashur të hy në ndikimet ditore politike dhe deklaratat e liderëve të caktuar, zgjedhja aktuale është shumë më mirë për rrethanat që i ka Kosova, sepse zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit i prish balancat politike, do të thotë fuqizim i rolit të presidentit dhe zvogëlim të rolit të Qeverisë'', tha Fetahu.

"Konsideroj që aktualisht Kosova i ka mirë balancat politike edhe çdo tendencë për të bërë diçka të tillë mendoj që qel shumë tema dhe nuk duhet të hyhet në këtë fazë, të bëhen eksperimente para gjërave të rëndësishme. Sepse, fatkeqësisht ndodh disa herë që kur Kosova është para dilemave të caktuara shumë të mëdha të dalin mendje kreative dhe të zhvillojnë sikur atëherë që ishte Thaçi ai që thoshte para katër viteve, ndërsa tash dikush tjetër'', tha ai për ''Kosova Sot''.

"Parimisht zgjedhja e presidentit duhet të bëhet me një president kredibil që do të bënte depolitizimin, kryerjen e funksioneve të tij edhe depolitizimin total, sidomos të drejtësisë dhe Prokurorisë, e cila fatkeqësisht po vuan në Kosovë, por kjo nuk do të thotë që zgjedhja e drejtpërdrejtë nga populli e presidentit e ndihmon këtë, por zgjedhja e një personalitetit kredibil'', tha Fetahu

(Kosova Sot)