Shtatë njerëz tepër të pasur, por kursimtarë

  • 09 February 2016 - 20:20
Shtatë njerëz tepër të pasur, por kursimtarë

Një miliarder mund të thuhet se është modest, kursimtar, kur paraqitet në vendin e punës i veshur me bluzë e pantallona të thjeshtë, vozit një automobil “Toyota” apo “Volkswagen” dhe në disa raste heq dorë nga blerja e ndonjë avioni privat, apo e ndonjë shtëpie luksoze

Warren Buffett, kryesues dhe shef ekzekutiv i “Berkshire Hathaway”

Ende jeton në shtëpinë e njëjtë, të cilën e bleu në vitin 1958 për 31,500 dollarë

Pasuria neto: 60.7 miliardë dollarë

Warren Buffett, chairman and CEO of Berkshire Hathaway, still lives in the same home he bought for $31,500 in 1958."Orakulli nga Omaha" është njëri ndër miliarderët më të mençur dhe më kursimtarë në botë. Përkundër faktit se është njeriu i tretë për nga pasuria në botë, ai ende jeton në shtëpinë e lartpërmendur, nuk mban me vete celular e as nuk ka kompjuter në tavolinën e tij të punës. Ai lëre më që ka investuar në kompanitë e ushqimeve “fast food”, sikur “Burger King”, “Dairy Queen” dhe “Coca-Cola”, por edhe ushqehet me ushqime e pije të tilla, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mark Zuckerberg, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Facebook”

Vozit veturë “Volkswagen”, me ndërrues manual të shpejtësive

Pasuria neto: 42.8 miliardë dollarë

Mark Zuckerberg, founder and CEO of Facebook, drives a manual-transmission Volkswagen hatchback.Përkundër statusit të tij si njëri nga magnatët më të pasur teknologjikë në botë, Zuckerberg bën një jetë modeste me gruan e tij Priscilla Chan dhe me vajzën e tyre të sapolindur. Ai vazhdon që të vishet me një bluzë të thjeshtë dhe me xhinse. Në vitin 2014 bleu veturën të cilën ende e vozit, “Volkswagen Acura” me transmision manual, të cilën e pagoi 30 000 dollarë.

Carlos Slim Helú, themelues i “Grupo Carso”

Për më shumë se 40 vjet ka jetuar në të njëjtën shtëpi, me gjashtë dhoma gjumi

Pasuria neto:23.5 miliardë dollarë

Carlos Slim Helú, founder of Grupo Carso, has lived in the same six-bedroom house for more than 40 years.Në vend që t’i bëjë rrush e kumbulla miliardat që i ka, Carlos Slim i kthen ato duke i riinvestuar në ekonomi dhe në gamën e gjerë të kompanive të tij. Ky 75-vjeçar pa dyshim është meksikani më i pasur, por ai nuk jeton në luks. Thuhet se vazhdon që ta vozitë një veturë të vjetër, të markës “Mercedes-Benz”.

Charlie Ergen, kryesues i kompanisë “Dish Network”

Ende e merr bukën me vete kur shkon në punë

Pasuria neto: 14.5 miliardë dollarë

Charlie Ergen, chairman of Dish Network, still packs a brown-bag lunch every day.Charlie Ergen është me të vërtetë një biznesmen kursimtar. Ai thotë se me gjasë është kursimtar, për shkak të ndikimit që ka pasur nëna e tij te ai. “Nëna ime u rrit gjatë Depresionit”, ka thënë ai në një intervistë. Miliarderi, i cili vetë e ka fituar pasurinë e tij, çdo ditë merr me vete bukën për në punë, që përbëhet nga një sandviç dhe një pije “Gatorade”. Gjatë udhëtimeve ndan dhomat e hoteleve me kolegët e vet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Amancio Ortega, themelues i kompanisë “Inditex”

Ha drekë me punëtorët e tij në gjellëtoren e selisë së “Zara”-s

Pasuria neto: 66.8 miliardë dollarë

Amancio Ortega, founder of Inditex, eats lunch with his employees in the Zara headquarters cafeteria.Themeluesi i kompanisë ‘Zara’ tash vonë është shpall njeriu i dytë në botë për nga pasuria, por kjo me gjasë nuk do ta ndryshojë stilin e tij të jetës. Ortega ka vite që bën një jetë tepër private dhe modeste, duke qëndruar shpesh në apartamentin e tij të qetë në La Coruña, Spanjë, me gruan e tij, pastaj duke frekuentuar kafenenë e njëjtë dhe duke hëngër bukë me punëtorët e vet.

Ingvar Kamprad, themelues i kompanisë IKEA

Fluturon në klasën ekonomike dhe udhëton me autobus

Pasuria neto: 39.3 miliardë dollarë

Ingvar Kamprad, founder of IKEA, still flies economy and often rides the bus.

Kamprad është evropiani i dytë për nga pasuria, por këtë nuk do ta dinit sikur të udhëtonit me të në klasën ekonomike, në avion. Për dallim nga vitet 1960, kur me të vërtetë bënte një jetë luksoze dhe voziste “Porsche”, tani prodhuesi suedez i mobilieve bën një jetë më se modeste dhe kursimtare, duke vozitur një “Volvo” disa dekada të vjetër, apo edhe duke udhëtuar me autobus.

Azim Premji, kryesues i kompanisë “Wipro Limited”

Vozit vetura të përdorura dhe ua tërheq vërejtjen punëtorëve që t’i fikin dritat në zyrë

Pasuria neto:16.5 miliardë dollarë

Azim Premji, chairman of Wipro Ltd., drives secondhand cars and always reminds employees to turn off the lights at the office.

Magnati më i pasur indian i teknologjisë është me të vërtetë i njohur për modestinë e tij. Përkundër pasurisë së tij miliardësh, ai nuk heziton që nga aeroporti të udhëtojë me taksitë indiane me tri rrota, apo që të mbajë shënime rreth shpenzimit të letrës së tualetit në zyrat e kompanisë “Wipro”. Hidhërohet keq nëse punëtorët e tij i lënë dritat ndezur në zyrë kur nuk ka nevojë për këtë.

(Kosova Sot)