Shkrepje plumbash në Prishtinë, ka të plagosur (Foto)

  • 09 February 2016 - 21:51
Shkrepje plumbash në Prishtinë, ka të plagosur (Foto)

Një incident  me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Policia konfirmon se nga shkrepja e plumbave, një person është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. Policia ka bllokuar me shirit  lokalin ku ka ndodhur incidenti, ndërkohë autoambulanca ka ardhur në vendin e ngjarjes, për të dhënë ndihmen e parë, të plagsurit, identiteti I të cilit tash për tash nuk dihet.

Incidenti

Gazetarja e lajmi.net, e pranishme në vendin e ngjarjes,  njofton se njerëzit janë larguar të frikësuar nga lokali.

I kontaktuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, pasi konfirmoi incidentin, deklaroi se hetuesit janë në vendin e ngjarjes.

Ai tha se tash për tash ende  nuk dihen motivet e rastit.