Demi: Thaçi s'i ka numrat per President (Video)

  • 09 February 2016 - 22:03
Demi: Thaçi s'i ka numrat per President (Video)

Agron Demi nga GAP ka folur lidhur me ngjarjet politike në vend.

I ftuar në emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, ai tha se nuk a pasur ftesë nga AAK dhe VV, por edhe po të kishin nuk do të shkonin, sikur që nuk kanë shkaur as tek dy partitë tjera.

"Shoqëria civile është ndier e mashtruar sepse pjesë të fjalimit  të tyre janë shfrytëzuar për marketing, aty ku ku është përshtatur”, vlerësoi Demi.

Sipas tij, ftesat për biseda me shoqërinë civile u ngjajnë fushatave.

Ai e vlerësoi si të duhur shkuarjen e Haradinajt në takim, duke shtuar se në vend se të largonin ndasitë politike ato u thelluan edhe më shumë se deklaratat e Mustafës dhe Thaçit.

"Neutralitetin e saj është munduar ta mbajë aq sa ka mundur, duke e pasur parasysh se gjithë institucionet janë të kapura nga shtetit”, tha ai per Presidenten Jahjaga.

Sipas tij, nëse dy partitë LDK e PDK do të kishin të sigurtë zgjedhjen e presidentit, deri tash do ta bënin dhe nuk do të bënin fushata zgjedhore në qytete.

"Me siguri nuk i kanë numrat, sepse do të thirrej seanca për zgjedhjen e Presidentit", shtoi Demi.

"Unë nuk besoj që Thaçi do të zgjidhet President", tha ai duke kujtuar një shkrim nga mediet botërore se Thaçi është kontrabandues i organeve njerëzore.

Për të, kjo Qeveri e ka humbur kredibilitetin, apo atë legjimitet që e ka pasur kur është zgjedhur.