Obama propozon buxhetin me vlerë prej 4,1 trilionë dollarësh

  • 09 February 2016 - 22:15
Obama propozon buxhetin me vlerë prej 4,1 trilionë dollarësh

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se presidenti amerikan, Barack Obama ka propozuar një buxhet për vendin që kap shifrën 4,1 trilionë dollarë.

Buxheti për vitin fiskal 2017, i cili fillon në tetor, parashikon rritjen e të ardhurave me 308 miliardë dollarë dhe të shpenzimeve me 196 miliardë dollarë.

Buxheti i propozuar nga demokrati Obama, i cili largohet nga posti në janar të vitit 2017, ka pak gjasa që të shqyrtohet seriozisht nga Kongresi, ku republikanët kanë maxhorancën në të dy dhomat.

Ky buxhet kërkon edhe një taksë të re prej 10 dollarësh për fuçi nafte që do të përdoret për përmirësimin e infrastrukturës së transportit.