Amerikanët në frikë: ISIS-i do të na sulmojë në tokën tonë

  • 09 February 2016 - 22:24
Amerikanët në frikë: ISIS-i do të na sulmojë në tokën tonë

Zyrtarët e lartë të inteligjencës amerikane, kanë paralajmëruar se Shteti Islamik sipas gjitha gjasave do të mundohen që gjatë këtij viti të kryejë sulme të drejtpërdrejta në Amerikë.

James Clapper, drejtor i shërbimit informativ të ushtrisë, vlerëson se terroristët ishin aktiv në rreth 40 vende, dhe se aktualisht ekziston një numër i madh i “strehimoreve” për ekstremistët, transmeton Telegrafi.

Duke folur para një komiteti të veçantë të Senatit, Clapper ka paralajmëruar se Shteti Islamik dhe 8 degët e saj kanë qenë kërcënimi numër një terrorist. Sipas tij, ata kanë shfrytëzuar rastin nga eksodi i refugjatëve nga Iraku dhe Siria, në mënyrë që të fshihen në mesin e civilëve të rëndomtë duke ikur në vende tjera.

Clapper tha se Shteti Islamik ka shfrytëzuar maksimalisht valën e refugjatëve për të vënë futur e tyre, të cilët janë shumë të aftë me pasaporta të rreme, në mënyrë që të kalojnë përmes udhëtarëve tjerë legjitim.

Xhihadistët kanë krijuar një njësi speciale në Siri me makineri moderne për prodhimin e pasaportave. Ai gjithashtu deklaroi se Shteti Islamik do të bëjë përpjekje të kryej sulme të mëtejshme terroriste në Evropë, si dhe sulme të drejtpërdrejta mbi tokën amerikane gjatë këtij viti.