Gjendja e të plagosurit në Prishtinë, jashtë rrezikut për jetë

  • 09 February 2016 - 23:23
Gjendja e të plagosurit në Prishtinë, jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri në incidentin që ndodhi sonte rreth orës 21:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është jashtë rerzikut për jetë. Edhe më tej, incidenti i viktimës nuk është bërë i ditur.

Ai është duke u trajtuar në  Emergjencën e QKUK-së ku edhe po merr trajtimin mjekësor.

Avdush Bajgora, mjeku kujdestar që është duke e trajtuar këtë të plagosur, deklaroi se plaga e viktimës është në regjionin lumbal në anën e djathtë, raporton lajmi.net.

“Është një plumb që i ka kaluar rreth vrimës hyrëse dhe vrimës dalëse”, thotë mjeku Bajgora.

“Plumbi nuk i ka atakuar organet, por është vetëm nënlëkurore dhe e ka prekur pjesën dhjamore”, tha Bajgora, raporton lajmi.net. “Pacienti është jashtë rrezikut për jetë”, tha Bajgora.

Në anën tjetër,  Policia e Kosovës vazhdon të hetojë rastin për të dhënë detaje të reja rreth incidentit me armë zjarri në shesh.