Gjyqësori mafioz mbron skandalin në Kushtetuese

  • 10 February 2016 - 07:36
Gjyqësori mafioz mbron skandalin në Kushtetuese

Ish-avokati i Popullit komenton refuzimin nga Prokuroria për trajtimin e veçantë të rastit "Hasani"

Sistemi i drejtësisë, i kapur nga politika

''Do të ishte precedent i rrezikshëm ndryshimi i normës në çdo rast, për çdo vepër veç e veç. Ndryshimet duhet të përcjellin zhvillimet e përgjithshme në një shoqëri, por jo të bëhen ad hoc, sipas dëshirës së kujtdo qoftë'', u shpreh Kurteshi në bisedën me ''Kosova Sot"

Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, e cilëson skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzim të kërkesës së Prokurorisë Speciale për zbatimin e mundësisë së hetimit të veçantë të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Hasani dyshohet për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës së autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar - nënshkrimin e gjyqtarit amerikan të Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan. Një panel i Gjykatës Themelore të Prishtinës -Departamenti për Krime të Rënda, ka gjetur në aktvendimin e vet se kërkesa e Prokurorisë Speciale për "zbatimin e mundësisë së hetimit të veçantë është e pabazuar dhe si e tillë nuk mund të pranohet dhe rrjedhimisht refuzohet, për shkak se çështja në fjalë ka të bëjë me imunitet funksional të kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës". Si arsyetim tjetër në këtë aktvendim të Gjykatës Themelore përmendet edhe pavarësia në vendimmarrje e kryetarit dhe gjykatësve, e cila pavarësi garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet aktuale në fuqi. IshAvokati i Popullit në atë kohë, Sami Kurteshi, ngriti dyshimin për falsifikim të një dokumenti të Gjykatës Kushtetuese nga vetë kryetari i kësaj Gjykate, Enver Hasani...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)