Milionat e dyshimtë jashtë bankave

  • 10 February 2016 - 07:41
Milionat e dyshimtë jashtë bankave

Qarkullimi i parasë "CASH", me rrezik për ekonominë dhe buxhetin

Autoritetet shtetërore heshtin për transaksionet jashtë xhirollogarive 

"Shteti dhe Qeveria e Kosovës duhet që paraprakisht të përgatisin legjislacione të tilla, që e mbikëqyrin në mënyrën më strikte qarkullimin e parasë, përkatësisht që shteti nuk duhet që të lejojë që transaksionet financiare dhe format e tjera të pagesave, duke mos lejuar që ato të bëhen jashtë sistemit bankar, sepse po të lejohet diç e tillë, do të kemi një rritje të informalitetit", ka thënë Ibrahim Rexhepi

Kosova vazhdon të jetë në mesin e vendeve me qarkullim të madh të CASH-it, parasë së gatshme, ndërsa shumë transaksione të tilla nuk u nënshtrohen detyrimeve tatimore. Një dukuri e tillë e qarkullimit të madh të parave në Kosovë dhe mënyra e shitblerjeve, që bëhet përmes CASH-it, është shumë e dëmshme për vendin, sepse, sipas ekspertëve, një gjë e tillë mundëson pastrimin e madh të parave të pista dhe njëkohësisht kontribuon në një evazionin të madh fiskal. Ekspertët thonë se ekonomitë me transaksione në para të gatshme, janë ato që vuajnë shumë nga informaliteti, andaj një situatë e tillë është edhe tek ne. Njohësit e ekonomisë sugjerojnë se në mënyrë që të kemi një rënie të dukshme të informalitetit dhe evazionit fiskal, qarkullimi i parave CASH, duhet që të zvogëlohet vazhdimisht.

Rënia e transaksioneve te bizneset

Ekspertët thonë se kjo çështje duhet që paraprakisht të rregullohet me legjislacion, në mënyrë që të kemi sa më pak transaksione financiare dhe forma të pagesave që bëhen jashtë sistemit bankar. Sidoqoftë, lideri i AKBsë, Agim Shahini, thotë se një anketë e bërë dy vite më parë në mesin e bizneseve ka treguar se dukuria e pagesës së transaksioneve me para "kesh", tek bizneset kosovare nga viti në vit ka shënuar një rënie të madhe. "Po u vazhdua me këtë trend edhe format e tilla të pagesave tek bizneset vendore që dita-ditës po zvogëlohen dukshëm, pritet se shumë shpejt ato do të jenë në nivelin me përdorimin e parasë së gatshme të pagesave, sikurse që është edhe në nivelin e shteteve fqinje ", shpreson Shahini. Sipas liderit të AKB-së, është e natyrshme që format e pagesave 'kesh', e rrisin shkallën e informalitetit në secilin shtet, sepse kjo formë e pagesave i hap rrugë pastrimit të parave të pista... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)