Në shkollat e Prishtinës nis procesi i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme

  • 10 February 2016 - 08:18
Në shkollat e Prishtinës nis procesi i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme

Komuna e Prishtinës do të bëjë sot inaugurimin zyrtar për nisjen e procesit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në të gjitha shkollat nëntë vjeçare.

Në kuadër të këtij projekti, Komuna e Prishtinës do të pajisë të gjitha klasat me shporta adekuate për ndarje të mbeturinave, duke mundësuar zhvillimin e një procesi të mirëfilltë për riciklim.

Sipas një komunikate për media nga organizata jo qeveritare “Green Art Center” e cila është edhe implementuese e projektit thuhet se gjatë këtij aktiviteti do të zhvillohet edhe një demonstrim për nxënësit e shkollës mbi mënyrën e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në hapësirat shkollore .

Projekti “Prishtina Riciklon”, përkrahet nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale pranë GIZ- gjerman, dhe implementohet nga organizata joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC).

Me këtë projekt synohet reduktimi, ndarja për riciklim të mbeturinave, me qëllim zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që shkojnë në deponi si edhe rritjen e përfitimit ekonomik përmes riciklimit te tyre në kuadër të fondit Ecofriend; duke i kthyer ato në vlerë dhe në dobi qytetare; për zhvillimin e aktiviteteve të gjelbra me qëllim vetëdijesimin e vazhdueshëm të gjeneratave të reja.

(Kosova Sot)