Tenton të vrasë bashkëshorten, shqiptari arrestohet 24 orë pasi kishte dalë nga burgu

  • 10 February 2016 - 08:24
Tenton të vrasë bashkëshorten, shqiptari arrestohet 24 orë pasi kishte dalë nga burgu

Një shtetas shqiptar është arrestuar sërish vetëm 24 orë pasi kishte dalë nga burgu. 66-vjeçari i identifikuar me inicialet F. M., ishte dënuar me burgim për dhunë në familje, pas denoncimeve të së shoqes së tij në Marota të Pesaros në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se sapo ka dalë nga burgu, shqiptari ka menduar të hakmerret. Kështu, ai është rikthyer në banesën ku jetonte me të shoqen dhe ka tentuar ta vrasë atë.

Por, fqinjët kanë lajmëruar policinë sapo kanë parë shqiptarin që i afrohej banesës. Policia ndërhyri në kohë duke e parandaluar krimin.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte shoqëruar në vitin 2003 pasi e kishte rrahur bashkëshorten. Më pas në vitin 2008 dhe në vitin 2012 kishte tentuar ti thyente njërën dorë dhe e kishte dhunuar me sende të forta.

Si pasojë, 66-vjeçari u dënua me 1 vit burg dhe më pas e përsëriti veprimin në vitin 2014. Ai ka thënë vazhdimisht në gjykatë se vepronte sipas kanunit.

(Kosova Sot)