Sot nis gjykimi i Almir Dërpljanit për vrasjen e policit

  • 10 February 2016 - 12:58
Sot nis gjykimi i Almir Dërpljanit për vrasjen e policit

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të shpallet zyrtarisht gjykimi për Almir Dërpljanin i akuzuar për sulmin mbi njësinë e anëtarëve të patrullimit "Alfa" në Fakultetin e Shkencave Natyrore në nëntor të vitit 2008, ku u vra polici Afrim Arifi, dhe dy prej kolegëve të tij u plagosën.

Ky është gjykimi i dytë i këtij rasti kundër Dërpljanit i cili në vitin 2010 u dënua me burg të përjetshëm për sulmin.

35 vjeçari Dërpljani u burgos në verë të vitit 2012 në Ferizaj, pasi policia e Kosovës në banesën ku ai jetonte gjeti një arsenal të madh të armëve, por edhe një sasi të madhe prej ari që supozohet të ketë origjinën nga vjedhja me armë në Shkup dhe Tetovë.

Për Dërpljanin bënë thirrje për urdhër arrest një numër i disa ndërkombëtareve për krimet e shumta në Maqedoni. Në Maqedoni është ekstraduar nga burgu i Dubravës së Kosovës në burgun e Shtipit në janar të vitit 2015, raporton Telegrafi.

Dërpljani u dënua me tetë vjet burg dhe për vjedhje të kryer ndaj furgonit të postës së Maqedonisë në komunën e Çairit-Shkup, ku u vodhën 900 mijë euro.

(Kosova Sot)