Dekriminalizimi e shpëton shtetin

  • 10 February 2016 - 07:43
Dekriminalizimi e shpëton shtetin

Kosova ta ndjekë shembullin e Shqipërisë

Politikanët i shmangen inicimit të ligjit 

Ligji për dekriminalizimin do të parandalonte futjen në institucione të personave të inkriminuar, por mungesa e vullnetit politik po e pamundëson një gjë të tillë

Lufta kundër krimit të organizuar është një ndër kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian për vendet që synojnë integrimin në këtë organizatë, kurse në anën tjetër në Kosovë ende mungon një ligj që ndalon pjesëmarrjen në politikë të personave të dyshuar apo dhe të dënuar. Në vendin tonë është një dukuri mjaft shqetësuese infiltrimi i elementeve kriminale brenda sistemit politik e shtetëror. Kjo lidhje mes politikës e krimit po ia mohon vendit tonë të bëjë progresin e shumëdëshiruar deri më tani. Po ashtu, ngjashëm me vitet e kaluara, edhe këtë vit Raporti i Progresit për Kosovën e paraqet shqetësuese gjendjen në gjyqësor, meqë nuk ka luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar, së paku jo aq sa kërkohet nga instancat e BE-së, në mënyrë që Kosova të shënojë sukses në këtë aspekt dhe të përafrojë legjislacionin nacional me atë të BE-së. Kurse, në Shqipëri u miratua me konsensus Ligji për dekriminalizimin, duke i dhënë fund në këtë mënyrë një teme që ka qenë objekt debatesh dhe akuzash për përfshirjen e elementëve me të kaluar kriminale në politikë. Ky ligj do të shmangë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese apo poste të larta të administratës publike, persona me një të kaluar të errët. Ishte delegacioni i Bashkimit Evropian që e ka mirëpritur miratimin me konsensus të Ligjit për dekriminalizimin në Shqipëri. Ky hap do të forcojë zbatimin e ligjit, do të përmirësojë integritetin mes zyrtarëve, do të forcojë luftën kundër korrupsionit, por njëkohësisht do të shtojë besimin e njerëzve ndaj funksionimit të shtetit dhe institucioneve vendore. Se a do të duhej Kosova të ndjekë shembullin e Shqipërisë dhe sa është i nevojshëm dekriminalizimi edhe në Kosovë flasin njohës të politikës dhe juristët... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)