Tri mandate me Thaçin në krye, asnjë padi ndaj Serbisë

  • 10 February 2016 - 07:32
Tri mandate me Thaçin në krye, asnjë padi ndaj Serbisë

Kosova i harroi krimet dhe dëmet e luftës

Dialogu në Bruksel duhet të rishikohet 

Hashim Thaçi, i cili është në mandatin e tretë qeverisës dhe dy mandate ishte kryeministër, pati premtuar, por akoma nuk po guxon që ta padisë Qeverinë serbe për gjenocidin që Serbia e ka bërë në Kosovë

Qëndrimi i vazhdueshëm armiqësor i shtetit serb ndaj Kosovës, pavarësisht bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve që po zhvillohen me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel dhe nënshkrimit të marrëveshjeve në fusha të ndryshme që nuk po japin efekt në zbatimin e tyre, për shkak të rolit destruktiv të palës serbe në raport me Kosovën, e ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e dialogut në këtë formë. Përfaqësuesit politikë dhe analistët e pavarur konsiderojnë se është momenti që tani të rishikohet dialogu me Serbinë, si armike e pavarësisë dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës dhe të përdoret strategji krejt tjetër e sjelljes në raport me këtë shtet fqinj. Një nga hapat e parë që do të duhej bërë si kundërvënie ndaj palës serbe do të duhej të ishte edhe aktivizimi pa vonesë i padisë ndërkombëtare për krimet e luftës që ka bërë shteti serb në Kosovë. Hashim Thaçi, i cili është në mandatin e tretë qeverisës dhe dy mandate ishte kryeministër, pati premtuar, por akoma nuk po guxon që ta padisë Qeverinë serbe për gjenocidin që Serbia e ka bërë në Kosovë...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)