Mashtrojnë fermerin, i marrin gjedhe në vlerë prej 35 mijë eurosh

  • 10 February 2016 - 13:07
Mashtrojnë fermerin, i marrin gjedhe në vlerë prej 35 mijë eurosh

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Podujevë ka arrestuar dy femra të cilat dyshohet se duke u prezantuar si zyrtare të OJQ-së nga një shtet tjetër i kanë marrë 25 krerë gjedhe me vlerë rreth 35.000 euro nga viktima mashkull, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Me datën 09.02.2016, pas hetimeve tëzhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, pasi që të njëjtat duke u prezantuar si zyrtare të OJQ-së nga një shtet tjetër i kanë marrë 25 krerë gjedhe me vlerë rreth 35.000 euro nga viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarat dërgohen në mbajtje.

(Kosova Sot)