Koreja e Jugut pezullon bashkëpunimet me Veriun

  • 10 February 2016 - 13:20
Koreja e Jugut pezullon bashkëpunimet me Veriun

Koreja e Jugut tashmë ka marrë masa ndaj Koresë së Veriut, duke bërë kështu që bashkëpunimet mes të dyja vendeve në kompleksin industrial Kaesong të anulohen.

Këto veprime Korea e Jugut i bënë në shenjë hakmarrjeje ndaj Koresë Veriore, për rastin e fundit të lëshimit të një rakete me rreze të gjata me arsyetimin e këtyre të fundit si një testim bërthamor nga ana e Phenianit.

Njoftimi erdhi pak çaste para se Japonia të raportoi sanksione të reja kundër veprimeve të Koresë Veriore.

Kaesong është qyteti industrial që lidhë Korenë e Jugut me Korenë Veriore.

(Kosova Sot)