Vdes pesë ditë pas aksidentit

  • 10 February 2016 - 13:26
Vdes pesë ditë pas aksidentit

Në aksidentin e rëndë trafiku që ndodhi në fshatin Llugagji me 5 shkurt, ku u lënduan gjashtë persona, njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Në raportin policor thuhet se viktima mashkull, që ishte duke u trajtuar në QKUK nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Trupi i viktimës është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Më 5 shkurt dy automjete janë përplasur në magjistralen Prishtinë Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugagji. Si pasojë kishin mbetur të lënduar gjashtë persona.

(Kosova Sot)