Ja pse u zemërua Angela Merkel në Papa Françeskon

  • 10 February 2016 - 13:47
Ja pse u zemërua Angela Merkel në Papa Françeskon

Papa Francesku pohoi se kishte marrë një telefonatë zemërake nga kancelarja gjermane, Angela Merkel pasi ai e kishte krahasuar Europën me një “grua shterpë”.  Gjatë një fjalimi në parlamentin Europian në nëntor të vitit 2014, papa përcolli një sulm përvëlues ndaj Europës “së drobitur” e cila, sipas tij, “tashmë është një gjyshe, jo më pjellore dhe elastike”.

Gjatë intervistës me të përditshmen italiane, Corriere della Sera, Francesku tha se kishte marrë një telefonatë të zemëruar nga ana e Merkel menjëherë pas këtij fjalimi.

“Ishte pak e zemëruar, pasi e kisha krahasuar Europën me një grua shterpë, të pazonjën për të lindur fëmijë”, tha Francesku.

“Ajo më pyeti nëse mendoja vërtet se Europa nuk mund të bëjë më fëmijë. I thashë se po që mundet, dhe shumë madje, pasi Europa ka rrënjë të forta dhe të thella”, tregoi papa Francesku, duke shtuar se në “momentet më të errëta ka treguar gjithnjë se ka burime të pamendueshme”.

Në intervistën me gazetën italiane që mbuloi shumë çështje, papa u shpreh se beson se Rusia mund të ketë një kontribut domethënës në paqen botërore.

Ai zgjeroi pikëpamjen përse kërkon ndërtimin e urave me rusët, që solli edhe njoftimin për një takim historic me patriarkun e kishës Ortodokse Ruse, që pritet të mbahet të premten në Kubë.

“Duhet të ndërtojmë ura, hap pas hapi”, tha ai për gazetën. “Deri në pikën që mund të arrish të shtrëngosh dorën me personin në anën tjetër”.

Ashtu si Kina, “Rusia ka shumë për të dhënë”, shtoi papa, duke vënë në dukje se pikëpamjet e Vatikanit dhe të Moskës kohë pas kohe kanë konverguar në lidhje me krizat e fundit në Lindjen e Mesme, transmetonTe sheshi.

Takimi i së premtes do të jetë i pari mes krerëve të kishës katolike romane dhe asaj ortodokse ruse që nga ndarja e shekullit të 11-të midis degës perëndimore dhe asaj lindore të kristianizmit.