Krimineli Milovan Drecun akuzon sërish Thaçin “për trafikim organesh”

  • 10 February 2016 - 15:28
Krimineli Milovan Drecun akuzon sërish Thaçin “për trafikim organesh”

Kryetari i Komitetit parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun është marrë sërish me shpifje dhe spekulime, duke thënë se “Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj janë përgjegjësit kryesor për tregti me organe në Kosovë”.

Drecun i cili njihet për lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviqin dhe i dekoruar nga ky i fundit si pjesëmarrës në luftën e Kosovës bashkë me paramilitarët serbë, ka thënë se “dihet se jo vetëm Thaçi është përgjegjës për krimet e tmerrshme që janë kryer ndaj serbëve të kidnapuar, por pse i lejohet që si udhëheqës i grupit kriminal të Drenicës edhe më tej të merret me aktivitete kriminale, kurse njëkohësisht të jetë një far kryeministri apo ministër i punëve të jashtme të shtetit të vetëshpallur”, transmeton Indeksonline.

Këto deklarata Drecun i ka bërë në Kuvendin e Serbisë. Kjo vije pasi që mediat nigeriane kanë akuzuar guvernatorin e shtetit Imo Rocchas Okorcha se është organizatori kryesor i rrjetit të tregtimit me organe në Niger dhe se ai ka qenë në Kosovë i ftuar nga Behgjet Pacolli.

Drecun ka qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës si gazetar i Tanjugut, derisa ka marrë pjesë në rrahjen dhe maltretimin e shqiptarëve bashkë me forcat serbe.

(Kosova Sot)