Merr flakë gjeneratori, qytetarët i kap paniku (Foto)

  • 10 February 2016 - 15:33
Merr flakë gjeneratori, qytetarët i kap paniku (Foto)

Mungesa e energjisë elektrike në Podujevë po shkakton probleme të shumta në jetën e qytetarëve.

Një rast i tillë ka ndodhur sot, ku gjeneratori i kafiterisë “Deja Vu”, ka marr flakë, duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët, njofton Indeksonline.

Nuk dihen shkaqet që kanë bërë të shpërthej gjeneratori, mirëpo fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime apo dëme materiale.

(Kosova Sot)