Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm i Francës

  • 10 February 2016 - 16:07
Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm i Francës

Ministri i Jashtëm i Francës Laurent Fabius ka komunikuar sot vendimin e tij për t’u larguar nga posti. Ai ka mbajtur këtë post për 4 vjet. 69-vjeçari, i cili ka mbajtur edhe postin e kryeministrit në vitet 1980 është një prej veteranëve të qeverisë.

Lajmin e largimit të tij ai e ka bërë publik gjatë një takimi qeverie në pallatin e Élysée, duke shtuar se ky ishte edhe takimi i fundit për të. “Ne kemi bërë punë të mirë dhe Franca duhet të jetë krenare”, tha ai.

Laurent Fabius nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e tij, por ka thënë vetëm se duhet një riorganizim i kabinetit. Ai ishte ministër i jashtëm që prej majit të vitit 2012 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme të vendit. Franca nën drejtimin e tij është bërë aleatja kryesore e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

(Kosova Sot)