FSK do të parakalojë për festën e Pavarësisë

  • 10 February 2016 - 16:08
FSK do të parakalojë për festën e Pavarësisë

Ndonëse gjatë vitit të kaluar Forcat e Sigurisë së Kosovës u injoruan nga Qeveria e Kosovës për festën e 17 Shkurtit duke mos u thirrur në organizimet zyrtare, këtë vit është paralajmëruar që FSK do ta bëjë parakalimin para qytetarëve të Kosovës.

Këtë zyrtarisht e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, Ibrahim Shala, zyrtarë për informim në ministrinë e FSK-së.

Ai ka bërë të ditur se me kërkesë të Qeverisë, FSK do të parakalojë në sheshin e Prishtinës.

“FSK do të marrë pjesë në parakalimin i cili do të zhvillojë për nder të ditës së pavarësisë”, ka thënë Shala.