Ambasadori britanik i gëzohet largimit të “kriminelëve të luftës” nga Parlamenti

  • 10 February 2016 - 16:30
Ambasadori britanik i gëzohet largimit të “kriminelëve të luftës” nga Parlamenti

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell ka dhënë lajmin për largimin e deputetit Rrustem Mustafa –Remi nga Kuvendi i Kosovës. Ai ka thënë Kuvendi nuk është vendi i duhur për persona të dënuar për krime lufte.

Ja cfarë ka thënë ai në një postim në Facebook.

 “Me vjen mirë që më në fund, Kuvendi e largoi një nga deputetët e dënuar për krime lufte. As Kuvendi, as zyra publike, e as liria nuk janë vendi i duhur për njerëzit e dënuar për krime të rënda. Vendi i duhur është burgu” ka shkruar diplomati britanik.