Assange: Nëse votoni për Hillary Clinton, votoni për luftë

  • 10 February 2016 - 17:50
Assange: Nëse votoni për Hillary Clinton, votoni për luftë

Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, ka akuzuar kandidaten e demokratëve për president të SHBA-ve, Hillary Clinton, se me vlerësimet e saj të gabuara, po e promovon luftën.

Assange ka thënë se Clinton vazhdimisht “nxitë njerëzit për vrasje”.

“Zëri i Hillary Clinton-it është zë për luftë të pakuptimtë”, ka shkruar Assange në llogarinë në Twitter.

Ai ka thënë se ka eksperiencë shumëvjeçare “të studimit të Hillary Clinton”, dhe se ajo do t’i shtyjë SHBA-të “në luftë të pakuptim e cila zgjeron terrorizmin”.


(Kosova Sot)