10 vrasësit serikë më inteligjentë në histori (FOTO)

  • 10 February 2016 - 17:56
10 vrasësit serikë më inteligjentë në histori (FOTO)

Për vrasësit serikë mendohet se janë me inteligjencë mesatare, por në fakt shumë prej tyre kanë qenë me inteligjencë afër gjenive.

Vrasës serik quhet personi i cili në një periudhë të caktuar ka vrarë së paku tre njerëz, edhepse në disa shtete kjo shifër është ulur në dy. Koeficienti mesatar i inteligjencës tek vrasësit serikë është 94.7, gjë që paraqet një mesatare inteligjente, por shumë prej tyre kishin një koeficient shumë më të lartë të inteligjencës. Ja lista e vrasësve serikë më inteligjentë në histori.

Xhon Kristi

Ka lindur në Jorkshir të Anglisë me 8 prill 1899. Xhon Kristi ka vrarë 8 gra (ndoshta edhe më shumë, duke llogaritur edhe gruan e tij). Viktimat i ka ngulfatur me duar ose i ka detyruar të përthithin gazra helmues. Trupat e viktimave i mbante në banesën e tij në Noting Hill, njërin prej tyre madje edhe nën dysheme. Ishte student i mirë, me koeficient inteligjence 128, që është mbi mesatare. Madje nga ushtria britanike ka marrë edhe bursë për shkollim.

Edmund Kemper

 

I lindur në Burbank, Kaliforni, me 18 dhjetor 1948, Edmund Kemper III që në moshën 15 vjeçe është burgosur për shkak të vrasjes së gjyshit e gjyshes, por është liruar në moshën 21 vjeçare. I kanë lërë nofkën Co-Ed Killer për shkak se ka masakruar gjashtë vajza nga kolegji. Në prill të vitit 1973 e ka vrarë nënën e vet në gjumë dhe ka ngulfatur edhe mikun e tij më të mirë. Përkundër çrregullimeve mentale, Edmund mund të quhet gjeni me koeficient inteligjence 136. Inteligjencën e ka shfrytëzuar për të ikur nga institucioni për çrregullime mentale, duke e mashtruar mjekun gjatë testimit për dalje, duke mbajtur në mend të gjitha përgjigjet e duhura.

Kristen Gilbert

Atraktive dhe e pashme, Kristen ka lindur në Fol River të Masacusetsit me 13 nëntor 1967. Pasi u punësua në një qendër të mjekësisë për veteranë, kanë nisur të ndodhin shumë raste vdekjeje në ndërrimin kur punonte ajo. Është vërtetuar fajësia për katër vrasje (mendohet se ishin 40), duke provokuar infarkte me dhënien e epinefrinës. Ka qenë nxënëse e mirë dhe ka diplomuar një vit e gjysmë para afatit.

Xhorxh Rasell Xhunior

I njohur si "Vrasësi nga bregu lindor", Xhorxh Rasell ka lindur në prill të vitit 1958. Ishte sharmant, në adoleshencë tregonte shenja të sociopatisë dhe sjelljes së dhunshme. I urrente gratë, në mënyrë brutale i ka vrarë tri gra dhe i ka ekspozuar në mënyrën më morbide. Edhepse e braktisi shkollën, ishte shumë inteligjent dhe konsiderohej si nxënës i talentuar. Një periudhë kohore ka punuar në polici.

Endrju Kananan

Ka lindur me 31 gusht 1969, në qytetin Nacional në Kaliforni. Kananan ishte i kërkuar edhe nga FBI-ja. Ishte tejet i vërejtshëm, një zhigolo homoseksual i cili frekuentonte baret e homoseksualëve në kërkim të meshkujve të pasur në San Francisko. Vrasjet e tij filluan në vitin 1997. Vrau pesë njerëz, në mesin e tyre edhe dizajnerin e njohur të modës, Xhani Versaçin. Kananan konsiderohej gjeni, kishte një koeficient inteligjence 147, ishte nxënës i mirë, kishte memorie fotografike dhe fliste shtatë gjuhë.

Kerol Edvard Kol

Kol ka lindur me 9 maj 1938 në Sijuks Siti në Ajova. Është rritur pranë nënës problematike dhe agresive. Për shkak të urrejtjes që kishte ndaj nënës, Kol ka ngulfatur 13 gra (i ka mbytur gjithsej 35), të cilat ia kujtonin nënën. Në moshën 14 vjeçare ka testuar inteligjencën dhe koeficienti i doli të jetë 152, që hynë në domenin e gjenive. Në shkollë ishte i dobët, por rezultatet e këqija në shkollë ishin pasojë e çrregullimeve mentale dhe konsumimit të drogës.

Sharin Uilliams

Sharin Adel Uilliams ka lindur më 10 tetor 1956 në Stokton në Kaliforni. Edhepse ishte burri i saj ai i cili vriste, ajo ka marrë pjesë në kidnapimin dhe dhunimin e nëntë grave dhe një burri, e që disa prej këtyre viktimave ishin vetëm 13 vjeçe. Ishte një grua jashtëzakonisht inteligjente, me koeficient 160, që konsiderohet një gjenialitet i jashtëzakonshëm. Kishte një mbamendje fotografike dhe ishte mjeshtre në violinë.

Rodni Alkala

I njohur si "Vrasësi i lojës së bashkimit të çifteve", Rodni Xhejms Alkala ka lindur me 23 gusht 1943 në San Antonio në Teksas. Nga viti 1977 deri 1979 ka vrarë tetë gra, por mendohet se numri i viktimave ishte deri 100. Nofkën e mori në vitin 1978, në 'lojën e bashkimit të çifteve' në një shou televiziv, ku edhe ishte fituesi. Ishte gjeni me koeficient 160, nxënësi më i mirë i gjeneratës, i binte pianos, kishte shumë miq dhe studionte në akademinë e arteve figurative.

Teodor Kaçinski

Teodor Xhon Kaçinski ka lindur me 22 maj 1942 në Çikago, por historia e mban mend sipas nofkës "Unabomber". Viktimave u dërgonte bomba, për dallim nga vrasësit tjerë serikë. Viktima kryesisht ishin profesorët, dhe në periudhën kohore prej 20 vjetësh ka lënduar 23 dhe ka vrarë tre persona. Në klasën e pestë ka bërë testin e inteligjencës dhe doli me koeficient 167. Ishte gjeni, ka kapërcyer disa klasë, merrte pjesë në disa grupe shkollore, shah, biologji, gjuhë gjermane e matematikë. 16 vjeç mori bursën e Harvardit  dhe pas diplomimit u bë doktor i matematikës në Universitetin e Miçigenit dhe punoi si profesor në Universitetin e Berklit në Kaliforni. Përkthyer nga Express.hr