Kadriaj:Krimi e korrupsioni po lulëzojnë ende

  • 10 February 2016 - 18:20
Kadriaj:Krimi e korrupsioni po lulëzojnë ende

Time Kadriaj, nga AAK-ja, njëkohë- sisht anëtare e Komisioni për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, tha për gazetën Kosova Sot Online se qeveria e Kosovës edhe pse është zotuar ta luftoj krimin dhe korrupsionin ajo nuk po bën asgjë në këtë drejtim.

"Qeveria është zotuar se detyrë parësore do të jetë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, por në fakt ne po e shohim se nuk kemi asnjë lëvizje në këtë drejtim, dhe krimi e korrupsioni po lulëzojnë ende me të madhe", tha Kadriaj

Ajo më tej tha se në Raportet e Progresit gjithnjë po pasqyrohet gjendja e njëjtë.

''Të gjitha Raportet e Progresit, në raporte ku pasqyrohet gjendja reale e Kosovës edhe puna sistematike e institucioneve të Kosovës, gjithmonë po përsëriten gabime të njëjta dhe të gjitha ato rekomandime që Kosova dhe institucionet e Kosovës nuk i kanë realizuar në raport me BE-në'', u shpreh ajo.

"Edhe pse gati në të gjitha institucionet e shtetit kemi krim të organizuar dhe korrupsion, në fakt ne nuk e kemi asnjë zyrtar nga asnjë institucion publik të arrestuar në lidhje me këtë çështje'', shtoi Kadriaj.

(Kosova Sot)