Momenti rrëqethës kur dallga 30 metra godet anijen me ekuipazh në bord (Foto/Video)

  • 10 February 2016 - 18:46
Momenti rrëqethës kur dallga 30 metra godet anijen me ekuipazh në bord (Foto/Video)

Një video rrëqethëse ka filluar të qarkullojë në internet, që tregon momentin kur një anije me pjesëtarë të ekuipazhit goditet nga dallgët e forta si stuhia Gertrude, që shkaktoi kaos në Britani gjatë muajit të kaluar, raporton DailyMail.

E gjithë kjo ngjarje është filmuar nga një burrë, i cili po qëndronte brenda kabinës së anijes të bllokuar në Detin Verior rreth 120 kilometra nga toka, transmeton Telegrafi.

Në këtë video, shfaqen dallgët e fuqishme dhe të larta deri në 30 metra të cilat vazhdimisht godasin anijen, ku për disa momente shihet edhe se si kabina mbushet me ujë nga fuqia e madhe goditëse e valëve.

(Kosova Sot)