Vdes një person në një aksident në Slivovë

  • 10 February 2016 - 20:59
Vdes një person në një aksident në Slivovë

Një 70 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me veturë që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj – Shtime, më saktësisht në fshatin Slivovë rreth orës 17:40.

Viktima është goditur nga një makinë.

Rastin e konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë  së Ferizajit, Agim Gashi, transmeton Klan Kosova.

Gashi ka thënë se pasi është kryer aksidenti, vetura ka ikur ne drejtim të panjohur ndërkohë  polica është duke u marrë me rastin.