Rexhepi: UNMIK-u përdori forcë të tepruar në demonstratën e 10 shkurtit 2007

  • 10 February 2016 - 21:19
Rexhepi: UNMIK-u përdori forcë të tepruar në demonstratën e 10 shkurtit 2007

Fatmir Rexhepi, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, kishte dhënë dorëheqje nga ministria që ai drejtonte vetëm dy ditë pasi ishin vrarë dy aktivistët e Vetëvendosjes Mon Balaj dhe Arben Xheladini më 10 shkurt 2007.

Rexhepi tha në RTK se vendimi i tij ishte drejtë dhe në këtë mënyrë, sipas tij, i ishte adresuar përgjegjësia organeve qeverisëse të UNMIK-ut për vrasjen e dy aktivistëve të VV-së që protestonin kundër Pakos së Ahtisaarit dhe negociatave të Prishtinës me Beogradin.

“Vendimi ishte i drejtë, shikuar nga plani moral dhe politik dhe i kontribuar vendit”, tha ai.

Ai forcën e përdorur nga policët e UNMIK-ut kundër aktivistëve të Vetëvendosjes në demonstratën e 10 shkurtit e quajti veprim të tepruar.

Po ashtu, Rexhepi, në 9 vjetorin e vrasjes së Balajt e Xheladinit, u shprehi ngushëllime familjarëve dhe bashkëaktivistëve të tyre në Vetëvendosje.