Vriten 31 terroristë të Boko Haram dhe lirohen 324 pengje

  • 10 February 2016 - 22:30
Vriten 31 terroristë të Boko Haram dhe lirohen 324 pengje

Në operacionet antiterroriste të ushtrisë nigeriane në krahinën verilindore Borno, janë vrarë 31 terroristë të Boko Haram dhe janë liruar gjithsej 324 pengje nga kampi i terroristëve.

Zëdhënësi i ushtrisë nigeriane Sani Usman njoftoi se në operacionet antiterroriste gjatë 24 orëve të fundit nga kampet terroriste Bulagama janë liruar 40, nga kampi Budumri 103 dhe nga kampi Bolungu 181 persona të robëruar.