1.9 milionë euro nga Fondi Zhvillimor për komunat veriore

  • 10 February 2016 - 23:58
1.9 milionë euro nga Fondi Zhvillimor për komunat veriore

Gati 1.9 milionë euro të tjera janë dhënë për komunat veriore të Kosovës nga Bordi Menaxhues i Fondit Zhvillimor në takimin e tyre të sotëm në Prishtinë.

Mbi 1 milionë euro u dhanë për Komunën e Leposaviqit për tri projekte që mbështesin bizneset e reja (start-up), Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme dhe zhvillimin bujqësor, ndërtimtarinë dhe rehabilitimin e objekteve për qëllime kulture dhe sporti, dhe ndërtimin dhe riparimin e rrugëve lokale të pakategorizuara në këtë komunë.

Bordi po ashtu dha 400.000 euro për Komunën e Mitrovicës Veriore për institutin rajonal për kulturë.

Bordi po ashtu vendosi të alokojë mbi 450.000 euro për Komunën e Zveqanit për ndërtimin e një qendre kulturore dhe për shpronësimin e tokës, si dhe për pastrimin e kanalit të mbeturinave industriale joligjore.

Më parë Komuna e Zubin Potokut ka marrë pothuaj 1.4 milionë euro për katër projekte.

Më tej, propozimet për projekte do të rishikohen gjatë takimit të ardhshëm të Bordit, i cili pritet të mbahet në mars 2016.

Deri më tash, mbi 6.6 milionë euro janë dhënë nga Fondi Zhvillimor për katër komunat veriore të Kosovës.

Procesi i auditimit për funksionimin e Fondit Zhvillimor në vitin 2015 pritet të ndodhë në periudhën e ardhshme.