Çelësi, në duart e presidentes

  • 11 February 2016 - 07:30
Çelësi, në duart e presidentes

Ka mbetur vetëm një alternativë - zgjedhjet e reja

Kriza tejkalohet vetëm me vendimin e Jahjagës

Analistët politikë janë të bindur se vetëm ndërhyrja e presidentes, duke shpërndarë Kuvendin e duke caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, i jep fund kolapsit institucional

Pas takimit të së hënës mes liderëve politikë te presidentja, me gjithë praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë, ku nuk u panë shenja të përfarimit të qëndrimeve mes pozitës dhe opozitës, ekspertët e së drejtës dhe analistët theksojnë se zgjidhja e vetme e krizës, në të cilën është zhytur vendi, është nën autoritetin kushtetues që ka presidentja e vendit. Ata theksojnë se shpërbërja pa vonesë e Kuvendit, krijimi i një qeverie të përkohshme transitore dhe caktimi i datës së zgjedhjeve, janë veprime që duhet të ndërmerren pa vonesë, në mënyrë që vendin të mos zhytet në një krizë akoma më të thellë me pasoja të pariparueshme. "Në gjendjen e krijuar, rruga e vetme është që presidentja aktuale të shpërndajë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Ajo do të duhej të krijonte një qeveri të unitetit. Kjo do të vepronte disa muaj, së paku gjashtë muaj, në mënyrë që të shërohen plagët që i ka marrë vendi dhe populli nga politika aktuale e qeveritarëve të pandërgjegjshëm", tha për "Kosova Sot" prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)