Politikanët me dosje amnistohen nga drejtësia e skandaleve

  • 11 February 2016 - 07:40
Politikanët me dosje amnistohen nga drejtësia e skandaleve

Në Kosovë sundojnë oligarkët dhe jo ligji

Vendit i duhen prokurorë dhe gjykatës të fortë 

"Nisur nga mbi 70 dosje që i ka vetë Isa Mustafa në prokurori për krim urbanistik në Prishtinë, me të cilat nuk po merret askush, e deri tek rasti i djemve të Adem Grabovcit, që rrahën pjesëtarët e Policisë së Kosovës, mund të shohim se sistemi i drejtësisë në Kosovës është komplet në shërbim të interesave personale e grupore të njerëzve të pushtetit'', tha Adonis Tahiri 

Sektori i drejtësisë mbetet në shënjestër të kritikave dhe pakë- naqësive të mëdha. Prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pati shumë pritshmëri që shteti i ri të mundësojë një gjykim të drejtë dhe sundimin e ligjit. Por, në Kosovë po mbizotëron një drejtësi joefikase, ku pushtetarët po mbesin të paprekshëm, ndonëse të korruptuar dhe shpeshherë me shkelje dhe keqpërdorim të madh të ligjit. Edhe shoqëria është lodhur nga mosefikasiteti i Gjyqësorit dhe mosfunksionimi i ligjit, sepse përveçqë ky sistem ka besueshmërinë më të vogël te qytetarët, të metat i tij i vunë në pah shpesh raporte të ndryshme ndërkombëtare, por edhe vendore. Kështu, edhe raporti i fundit nga''Transparency International'' e renditi Kosovën si vendin më të korruptuar në Ballkan dhe këtu luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në sektorin publik nuk shënoi asnjë përparim krahas vitit të kaluar. Raste të pazgjidhura, raste të vonuara me dekada nëpër prokurori, parashkrim i rasteve, mohime të kontestueshme, janë vetëm disa nga parregullsitë që përcjellin çdo qytetar të Kosovës që i bie të ketë punë me institucionet e drejtësisë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)