‘Trepça’, e rrezikuar nga dialogu

  • 11 February 2016 - 07:43
‘Trepça’, e rrezikuar nga dialogu

Ndikimi i Serbisë në resurset ekonomike të Kosovës

Prapaskenat e shtyrjes së Projektligjit në qershor 2016

"Shumë po frikohem se kjo Qeveri edhe fatin e kombinatit "Trepça" do ta bëjë pjesë të dialogut me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel dhe në njëfarë forme do ta kthejë Serbinë në "Trepçë", sikur e ka kthyer në çdo aset ekonomikstrategjik të Kosovës, siç janë telefonia dhe rrjeti shpërndarës elektrik (KOSTT-i)", është shprehur Milaim Abazi për gazetën "Kosova Sot"

Deputetë të opozitës dhe ekspertë të ekonomisë janë të bindur se me gjithë premtimet e Qeverisë së Isa Mustafës se Projektligji për kombinatin "Trepça" do të jetë në agjendën e shqyrtimit të institucioneve gjatë muajit qershor të këtij viti, vështirë se do të ndodhë diçka e tillë. Bazuar në vlerësimet e ekspertëve dhe opozitës, kjo do të jetë gënjeshtra e radhës e Qeverisë aktuale. Zvarritjen e kësaj çështjeje e ka ngritur në Komisionin për Zhvillim Ekonomik deputeti i PDK-së dhe anëtari i Komisionit, Raif Qela. Sipas tij, mosmiratimi i Projektligjit është një papërgjegjësi e madhe e Qeverisë "Mustafa", e cila kishte premtuar se kjo punë do të kryhej gjatë vitit të kaluar.

Dyshimet e Hotit

Anëtari Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga opozita, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), fjalët e Komisionit se do të debatohet në muajin qershor për "Trepçën" i ka quajtur gënjeshtrat e radhës të Qeverisë."Ndikimi i Qeverisë së Serbisë në agjendën qeveritare të legjislacionit është shumë i madh dhe kot është që Qeveria e Kosovës po mundohet ta fshehë nga opinioni", tha ai. Sipas deputetit Hoti, miratimi i këtij ligji do të ketë një shtyrje tjetër të radhës, sepse fati i Projektligjit për "Trepçën" është i lidhur ngushtë me kohën e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Serbi. Ndërsa, eksperti i ekonomisë dhe bankieri Milazim Abazi, tha se, duke marrë parasysh se "Trepça" është aseti kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës, qasja kaq joserioze e Qeverisë ndaj ligjit për këtë gjigant ekonomik është krejt e papranueshme. Gjendja aktuale dhe statusi i pazgjidhur i kombinatit "Trepça" ka bërë që viti 2015 të jetë vit i rëndë, vit i pamundësisë për progres zhvillimor, ka thënë drejtori i "Trepçës", Ahmet Tmava. Megjithatë, Tmava ka shtuar se definimi i statusit të "Trepçës" nuk është larg. Sipas Tmavës, çdo prolongim nënkupton pasoja, të cilat veç mund të paramendohen...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)