Serbia akuzohet për dështim në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës

  • 11 February 2016 - 08:27
Serbia akuzohet për dështim në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës

Një gjykatës i Tribunalit Ndërkombëtar pë Krime Lufte në Hagë e ka akuzuar Serbinë për dështim në bashkëpunimin me gjykatën e Hagës.

Gjykatësi, Alphons Orie, ka thënë se Beogradi ka dështuar të jetë bashkëpunues, ngase viteve të fundit sipas tij, nuk ka arritur që t’i arrestoj tre serbë të kërkuar.

Gjykata e Hagës në janar të vitit 2015 ka lëshuar urdhër për arrestimin e avokatëve të Vojisllav Shesheit, Petar Jojiq and Vjerica Radeta si dhe për ndihmësin e Sheshelit gjatë kohës së luftës, Jovo Ostojiq.

Te tretë janë të akuzuar se gjoja “kanë kërcënuar, frikësua, kanë ofruar ryshfet apo kanë ndërhyrë ndryshe në dy dëshmitarë” në rastin gjyqësor ndaj Sheshelit.

Vojisllav Sheshel akuzohet për vrasje, pastrim etnik dhe për krime të tjera të luftës, në Bosnjë dhe në Kroaci.

Gjykatësi Orie i ka thënë përfaqësuësit ligjor të Beogradit, Sasha Obradoviq, se “është e qartë se Serbia nuk është duke bashkëpunuar në lidhje me këtë qështje”.

Ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakoviq, ka thënë gjatë të mërkurës se qeveria do të dërgoj notë proteste në Tribunalin e Hagës, për shkak të “sjelljes arrogante” ndaj Obradoviqit.

Shesheli është lejuar që të kthehet në Serbi gjatë vitit 2014 për t’iu nënshtruar trajtimit të kancerit, përcjell rel.

Në maj të vitit të kaluar, lideri ultra-nacionalist i Serbisë, Vojisllav Sheshel,ka thënë se do të nis një betejë gjyqësore në Serbi për të luftuar kundër cilitdo vendim që do ta kthente atë në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte, në Hagë.

(Kosova Sot)