100 të lënduar në një aksident me tren në Egjipt

  • 11 February 2016 - 11:26
100 të lënduar në një aksident me tren në Egjipt

Mbi 100 persona janë lënduar kur një tren është përplasur në një bllok betoni në jug të Kajros, mëngjesin e së enjtjes.

Mediat egjiptiane raportojnë se dhjetëra ambulanca shkuan në  vendngjarje për të trajtuar të plagosurit.

Treni po udhëtonte nga  Asëan-a në kryeqytetin Kajro.

Treni u përplas me një bllok betoni i cili e pengoi mjetin me ç`rast përplasi një prej vagonëve disa metra në ajër.

Rrugët dhe hekurudhat në Egjipt kanë një rekord të dobët të sigurisë dhe egjiptianët janë ankuar prej kohësh që qeveritë kanë dështuar të zbatojnë masat themelore mbrojtës.

(Kosova Sot)