Krasniqi- Gecajt: VV-ja nuk bëri atentat, atentat bëri Mustafa ndaj Republikës

  • 11 February 2016 - 11:30
Krasniqi- Gecajt: VV-ja nuk bëri atentat, atentat bëri Mustafa ndaj Republikës

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të zv/ministrit të Administrimit dhe Pushteti Lokal, Bajram Gecajt ku ky i fundit akuzoj VV-në për atentat ndaj kryeministrit Mustafa.

Në postimin e tij Krasniqi e quan Gecajn spiun të ambasadave i cili në kohën e VLAN-it, , keqinformonte ambasadat që gjoja VLAN-i do ta djegë Gjykatën Kushtetuese.

Krasniqi më tej shton se shpifjet e Gecajt po vazhdojnë ende.

Lexoni postimin e plotë:

Spiuni i ambasadave, Bajram Gecaj, në kohën e VLAN-it, keqinformonte ambasadat që gjoja VLAN-i do ta djegë Gjykatën Kushtetuese. Përmes propagandës së tillë ai synonte mobilizimin e ambasadave në mënyrë që LDK-në t'ia qojë PDK-së. Dhe kështu ndodhi.
Shpifjet e tij po vazhdojnë. Por e vërteta e konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese është që Isa Mustafa i bëri atentat Republikës. Dhe për këtë atentat do të ndëshkohet nga populli, përmes protestave masive paqësore.

(Kosova Sot)