Ekspozitë me rastin e 20 vjetorit të punës së UNICEF-it (Foto)

  • 11 February 2016 - 11:40
Ekspozitë me rastin e 20 vjetorit të punës së UNICEF-it (Foto)

UNICEF në Kosovë, përmes ekspozitës në Albi Mall, sjell më afër prindërve dhe fëmijëve të tjerë rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve në Kosovë.

Një foto ekspozitë, e cila është hapur të Martën me 8 Shkurt në ambientet e Albi Mall nga UNICEF në Kosovë, paraqet sfida të ndryshmegjatë 20 viteve të fundit si dhe fushat e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve në Kosovë.

Vizitorët e Albi Mall mund të vëzhgojnë/admirojnë momente të ndryshme të jetës së fëmijëve, nga lindja deri në adoleshencë, disa nga zonat që UNICEF ka mbështetur gjatë 20 viteve të pranisë së saj në Kosovë.

Në Nëntor 2015, UNICEF shënoi 20 vjetorin e misionit të saj në Kosovë ku gjatë këtyre viteve është arritur një shkallë mjaft e mirë e suksesit sa i përket ndërtimit të institucioneve në nivel qendror dhe atë lokal, në forcimin e kapaciteteve të shoqërisë civile që të veprojnë si avokues të fëmijëve, adoleshentëve, të rinjve etj.; si dhe fuqizimin e të drejtave të tyre.

Ekspozita fotografike do të qëndroj e hapur për një muaj e cila është përkrahur vullnetarisht nga Albi Mall, si dhe me ndihmën realizuese të Republika Marketing Communications! 

(Kosova Sot)

23

4