Seks me pagesë me të mitur, të përfshirë edhe një prift e një polic

  • 11 February 2016 - 13:31
Seks me pagesë me të mitur, të përfshirë edhe një prift e një polic

Policia italiane ka ekzekutuar urdhër arrestet për 11 persona të akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës me të mitur.

Mediat italiane, duke iu referuar policisë shkruajnë sot se operacioni është shtrirë mes Lombardisë dh Emilia. Operacioni përfshiu provincat e Brescia, Bergamo, Milano, Monza, Pavia e Parma.

Mes të arrestuarve janë një prift, një punonjës i policisë lokale, një trajner i një skuadre futbolli për të rinjtë dhe një tjetër 56-veçar i infektuar me HIV, që edhe pse e dinte vazhdonte të kryente marrëdhënie seksuale me të miturit.

Ata që konsiderohen të shfrytëzuar seksualisht janë kryesisht djem të moshave 15-17 vjeçare, për të cilët klientët ishin të dijeni të moshës, përcjell Panorama.

Njohjet bëheshin përmes rrjeteve sociale për takimet dhe njohjet online dhe pasi binin dakord bëheshin takimet në vende të sigurta për konsumimin e akteve seksuale, por nuk kanë munguar rastet e marrëdhënieve në makina apo parkingje.

Policia thotë se pjesë e rrjetit janë shumë persona dhe së paku 10 të tjerë në hetim.

Sa për tre te arrestuarit priftit policit dhe trajnerit thuhet se janë të tre rezidentë në Bergamasca, por nuk njiheshin mes tyre, edhe pse frekuentonin të njëjtët djem që njihnin në internet.

Hetimet nisën në gushtin e shkuar, kur u zbuluan katër djem të mitur që kryenin seks me pagesë.

Sipas hetuesve janë të panumërta rastet e raporteve seksuale të konsumuara në makina, apo në parkingjet e qendrave tregtare, apo edhe në banesat e klientëve.

Gjithçka nisi nga denoncimi i një nëne. Gruaja nga Breshia gjeti në telefonin e djalit 16-vjeç disa SMS lidhur me raportet seksuale që i biri bënte me të rritur.

Vetë djali e pranoi më pas këtë gjë, duke rrëfyer emra dhe disa nga shokët e tij, që ashtu si ai kishin raporte seksuale me të rritur.

(Kosova Sot)