Ankohet linja tre, Komuna e Prishtinës vepron

  • 11 February 2016 - 13:38
Ankohet linja tre, Komuna e Prishtinës vepron

Pas premtimeve që zyrtarët e Komunës së Prishtinës iu dhanë shoferëve të autobuseve të linjës 3 një ditë më parë, të enjten tre njësi të inspekcionit të komunikacionit dolën në terren që nga mëngjesi.

Shefit i këtij sektori, Alban Imeri tha për Klan Kosovën, vetëm gjatë mëngjesit janë konfiskuar 10 vetura të taksistëve ilegalë.

Këta të fundit nuk kanë të drejtë të marrin veturat e tyre deri në 5 ditë, ndërsa pas procedimit të lëndës për në gjykatë, taksistët mund të dënohen nga 800 deri në 1000 euro.

Ndryshe, një ditë më parë punëtorët e linjës tre të autobusëve të trafikut urban protestuan para objektit të Komunës së Prishtinës në kundërshtim të taksive ilegalë.

(Kosova Sot)