Shpallet kompania fituese për ndërtimin e Klinikës Emergjente-tenderi peshon 8 milionë euro

  • 11 February 2016 - 13:56
Shpallet kompania fituese për ndërtimin e Klinikës Emergjente-tenderi peshon 8 milionë euro

Ndërtimi i Klinikes Emergjente në QKUK do t’i kushtojnë qeverisë së Kosovës rreth 8 milionë euro. Punimet pritët të zgjasin tri vjet. Fitues i tenderit për ndërtimin e saj është shpallur kompania “Al Trade”. Konkurrent për ta bërë për vete këtë tender milionësh kanë qenë 13 kompani të ndryshme. Procesi tenderues ishte anuluar disa herë pasi dyshohej për dallavere.

Kanë kaluar afro 12 muaj që kur Ministria e Shëndetësisë kishte nisur procesin e ndërtimit të Klinikës Emergjente në QKU. Nga atëherë e deri më tani janë anuluar e shpallur disa herë tenderët. Dyshohej se kishte edhe dallavere në krejt procesin.

Madje akuzua kishte marrë edhe vet Ministri i Shëndetësi, Imet Rrahmani. Në tetor të vitit të kaluar ministri Rrahmani kishte rekomanduar që tenderin për ta ndërtuar këtë Klinikë ta merr kompania “Olti Trasing”, e cila kishte ofertuar me 7.2 milionë.

Por duket se tërë këtij procesi i ka ardhur fundi. Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur edhe fituesin e tenderit për ndërtimin e këtij objekti. Pesha e të cilët ka vlerën e afro 8 milionë eurove.

Kompania “Al Trade”, që besohet se i ka plotësuar të gjitha kriteret është shpallur fituese në mesin e 13 kompanive tjera konkurrente.

Kontrata mes kësaj kompanie dhe MSH’së do të nënshkruhet me datën 18 të këtij muaji. Deri atëherë kompanitë e eliminuara kanë të drejtë të ankohen në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Nëse “Gjykata e Tenderëve” i jep të drejtë ndonjërës prej këtyre kompanive, atëherë i gjithë procesi mund të kthehet në pikën zero.

Ndërtimi i Klinikes Emergjente në QKUK është paraparë të përfundoje brenda tri viteve. Projekti për ndërtimin e ndërtesës së re është hartuar qysh në vitin 2007, derisa është thënë se ndërtimi do të nis në vitin 2015. Për ndërtimin e kësaj Klinike ka folur ditë më parë edhe vetë drejtori Basri Lenjani.

 Ai në disa prononcime për media pati treguar se kjo Klinikë do të ketë mbi 20 mijë metra katrorë që do të përfshijë shërbimet emergjente mjekësore, ku do të përfshihet pjesa edhe e kujdesit emergjent mjekësor, dhoma e triazhimit të pjesëve internisitike, kirurgjike, toksikolologjike, pjesa për menaxhimin e situatave kur bëhet fjalë për ndonjë sëmundje infektive.

Sipas tij, me ndërtimin e kësaj klinike përveç që do të krijohen kapacitete, do të krijohet edhe kuadri autokton për shërbime emergjente të ndara në specialitete,  shkruan Gazeta Express.

Klinika Emergjente aktuale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është rreth 507 metra katrorë dhe posedon 22 shtretër.

Kurse Klinika e re është paraparë të shtrihet në një sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrorë, me shtatë departamente dhe me mbi 200 shtretër. 

(Kosova Sot)