Të rinjtë e opozitës: Rezistenca nuk do të ndalet, por do të bie Qeveria (Foto)

  • 11 February 2016 - 14:38
Të rinjtë e opozitës: Rezistenca nuk do të ndalet, por do të bie Qeveria (Foto)

Aktivistë të opozitës së bashkuar kanë vendosur sot në sheshin “Nëna Terezë“ në Prishtinë pankarta të mëdha, të cilat përveç thirrjeve për të protestuar më 17 shkurt, tregojnë edhe arsyet se pse qytetarët duhet të dalin në protestë.

Strukturat e rinisë së opozitës kanë bërë thirrje edhe një herë për protestë, duke thënë se ky është momenti i fundit, që të thuhet fjala e fundit kudnër qeverisë, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Kreshnik Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, tha para gazetarëve se kjo qeveri e cila erdhi në pushtet me premtime për vende të reja të punës, u angazhua vetëm për krijimin e ‘Zajednicës’, për të cilën, sipas tij, as nuk mori miratimin e Kuvendit dhe as nuk e përmendi asnjëherë para qytetarëve.

Ai tha që pasi që Qeveria ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë, nuk mbetet rrugë tjetër, përveç se qytetarët të dalin edhe një herë në protestë.

Këtij të riu nga VV-ja, iu bashkuan edhe Endrit Zabërxha nga Nisma për Kosovën dhe Diellza Hoti nga AAK-ja, të cilët përsëriten thirrjen për protestë, kundër qeverisë, e cila, sipas tyre, ka humbur legjimitetin.

(Kosova Sot)

 

Image
Image
Image
Image