Kapen sasi të duhanit dhe alkoolit (Foto)

  • 11 February 2016 - 15:33
Kapen sasi të duhanit dhe alkoolit (Foto)

Njësitet e Doganës së Kosovës, në dy aksione të ndara arritën të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të duhanit dhe pijeve alkoolike të cilat ishin të kontrabanduara.

Në rastin e parë oficerët doganor kanë ushtruar kontrolle rrugore në Graqanicë, ku edhe kanë ndalur një furgon në të cilin janë gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike dhe joalkoolike me origjine nga Serbia, derisa pala nuk ka poseduar asnjë dokument për mallrat.

Dogana ka gjetur 410 litra birra Zajecarsko dhe 288 litra pije jo-alkoolike.

Në rastin e dytë oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në një dyqan në qytetin e Gjilanit. Gjatë kontrollimit të këtij lokacionit është gjetur sasi e konsiderueshme e cigareve pa banderole të llojeve të ndryshme dhe duhan refuz.  

(Kosova Sot)