Selimi: PDK-LDK, krijesë për realizimin e pazareve të dëmshme për shtetin

  • 11 February 2016 - 15:53
Selimi: PDK-LDK, krijesë për realizimin e pazareve të dëmshme për shtetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se koalicioni PDK-LDK është vetëm si krijesë për realizimin e pazareve të dëmshme për shtetin dhe asgjë më tepër.

Ai në një prononcim për gazetën ‘Kosova Sot Online’, ka theksuar se kryeministri i vendit Isa Mustafa, e ka ndarë mendjen se në cilën anë është rreshtuar.

“Është rreshtuar në anën e 'Zajednicës', kundër më shumë se 200 mijë qytetarëve nënshkrues të peticionit dhe duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën. Nëse nuk i bëjnë përshtypje nënshkruesit e peticionit kundër 'Zajednicës' në letër me siguri do të duhet t'i bëjnë përshtypje protestuesit kundër 'Zajednicës' dhe Qeverisë në rrugë për shkak të shkeljes së Kushtetutës", ka thënë Rexhep Selimi.

(Kosova Sot)