Viets: Nuk e them datën por liberalizimi i vizave është afër

  • 11 February 2016 - 17:50
Viets: Nuk e them datën por liberalizimi i vizave është afër

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në një kolegj në Kosovës. Gjatë kësaj vizite ajo zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit, të cilët e kanë pyetur ambasadoren për edukimin në Gjermani, mendimin e saj për Kosovën, liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
E shoqëruar në tryezë edhe nga drejtori i ISP-së, Jusuf Karabina, ambasadorja ka folur dhe për liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se ky proces ka arritur në fundin e rrugës, por nuk mjafton vetëm rekomandimi nga komisioni sepse duhet ta miratojë dhe çdo shtet i Bashkimit Evropian (BE).

“Jam e sigurt se do ta keni liberalizimin e vizave. Z. Zhbogar, Përfaqësuesi Special i Be-së një ditë ka thënë se ‘kemi arritur në fundin e rrugës’, pra jam e sigurt se dikur në fund të këtij viti të ketë një rekomandim pozitiv nga komisioni. Por pastaj puna jonë fillon përsëri, sepse rekomandimi duhet të pranohet nga të gjithë shtetet pjesëtare dhe ajo është pak konsum i kohës gjithashtu”, ka thënë ajo, duke shtuar:

“Unë mendoj se nuk duhet të shqetësoheni sepse do ta keni liberalizimin e vizave së shpejti. Nuk mund t’ju japë një datë të caktuar, madje nuk po them as në vitin 2016, por është afër”, ka thënë Vites gjatë viztës që i ka bërë shkollë (International Shchol Prishina) e cila është pjesë e rrjetit të kolegjeve “Mehmet Akif”.

Gjatë bashkëbisedimit për nder të ambasadores një nxënëse e kolegjit ISP-së ka peformuar një këngë në gjuhën gjermane, duke i rënë njëkohësisht dhe pianos. Ambasadorja u ka treguar nxënësve informacione rreth punës së saj dhe ka folur shkurtimisht për karrierën personale.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një nxënësi se çfarë mendim kishte për Kosovën, Viets ka thënë se i pëlqente shumë ushqimi tradicional dhe se kishte gjetur një mikpritje në këtë shtet.

Pas bashkëbisedimit ambasadorja më mësuesit i ka vizituar dhe disa ambiente të shkollës ISP. Ajo është shprehur e kënaqur për kushtet e mira dhe moderne në këtë shkollë.

Në ambientet e fushës të basketbollit, e cila është një ndër më të mirat në Kosovë, një grup vajzash vallëzuan një valle popullore shqiptare.

Më tej vizita ka vazhduar me një drekë private e rrethuar nga disa nxënës dhe drejtorë të shkollës. 

(Kosova  Sot)