Azem Bejta i Gjilanit vdiq pa statusin e veteranit

  • 11 February 2016 - 19:37
Azem Bejta i Gjilanit vdiq pa statusin e veteranit

Ibrahimi: Edhe pse ishte shumë më i vjetër se ne të tjerët në moshë, ai ishte gjithmonë një hap para nesh

Plaku 83-vjeçar nuk e deshi statusin e veteranit si dëmshpërblim për ndihmën që i ka dhënë luftës, por si shpërblim për adhurimin që pati ndaj UÇK-së dhe lirisë së vendit

Shoqëria kosovare nuk u tregua e kujdesshme sa duhet në procesin e njohjes së meritave të luftës dhe jo të gjithë qytetarëve të saj ua ka njohur sakrificat që ata bënë për lirinë e vendit. Janë lënë anash ata që luftën për lirinë e vendit nuk e kanë bërë me pushkë, por e kanë ndihmuar pushkën e luftës në forma të tjera. Azem Korça, nga Gjilani, i njohur nëpër Kosovë si Azem Bejta i Gjilanit, ishte një atdhetar i madh, që nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit. Ai ishte i gatshëm të futej edhe në front, por për shkak të moshës që kishte, i ishte sugjeruar që luftën ta ndihmonte në forma tjera. Ka kontribuar shumë që fronti i rezistencës së armatosur në Orllat e gjetiu, të jetë sa më i fuqishëm. Nuk është ndalur kurrë për të dërguar pajisje të ndryshme ushtarake dhe gjera ushqimore për luftëtarët e UÇK-së. Aq shumë e adhuronte uniformën sa çmendej pas saj, thonë shokët e grupit, Xhevat Ibrahimi e Zejnullah Zejnullahu. “Njeri më patriot, më humanist dhe më krenar se baca Azem ishte vështirë të gjeje”, thonë ata, derisa kujton plakun shtatgjatë e plisbardhë. Por, Azem Bejtë Gjilani vdiq në moshën 83-vjeçe, pa statusin e veteranit, të cilin nuk e deshi si dëmshpërblim për ndihmën që i ka dhënë luftës, por si shpërblim për adhurimin që pati ndaj UÇK-së.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)