Dikur djalosh i heshtur, sot diktatori më i frikshëm në botë

  • 11 February 2016 - 20:51
Dikur djalosh i heshtur, sot diktatori më i frikshëm në botë

Gjatë 50 viteve të fundit, bota është mësuar me kërcënime të marra nga Koreja Veriore, të cilat janë boshe. Por, këto kërcënime kanë filluar që të jenë edhe më serioze nën Kim Jong Unin, liderin e tretë suprem të kësaj mbretërie të izoluar komuniste

Ja disa detaje nga jeta e tij.

Kim Jong Un lindi më 8 janar të vitit 1982, 1983, ose 1984

Prindërit e tij ishin diktatori, atëherë i ardhshëm i Koresë veriore, Kim Jong Il dhe gruaja e tij, Ko Young Hee. Edhe pse ditëlindja zyrtare e Kim Jong Unit është në vitin 1982, ka të tillë që thonë se viti i tij i lindjes është ndryshuar, në mënyrë që ai të koincidojë me shtatëdhjetë vjetorin e lindjes së Kim Il Sungut, apo 40 vjetorin e lindjes së Jong Ilit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Jong Un këtu shihet me të ëmën - me të cilën jetoi gjatë fëmijërisë

Gjatë kësaj periudhe, Koreja veriore sundohej nga “Lideri i madh”, Kim Il Sung. Derisa Jong Il ishte trashëguesi evident, rruga e Jong Unit deri te posti komandues, ishte më pak e sigurt.

Image

Më pas shkoi në Zvicër, në një shkollë me konvikt

I quajtur "Pak Un" dhe i përshkruar si i biri i një të punësuari në ambasadën koreano-veriore, Jong Un mendohet ta ketë ndjekur një shkollë ndërkombëtare në anglisht, në afërsi të Bernës. Nga ish shokët e klasës Jong përshkruhet si i “urtë”, që pjesën më të madhe e kalonte në shtëpi, por që po ashtu dinte të bënte shaka.

Image

I pëlqente basketbolli dhe idolizonte Michael Jordan-in

Gjatë ditëve të shkollimit të tij në Zvicër, thuhet se koreani i ri në të gjitha muret e dhomës kishte vënë fotografi të Michael Jordan-it. Edhe pse ishte me mbipeshë edhe vetë Uni ishte lojtar i denjë i basketbollit.

Image

Më pas kthehet në atdhe, për shkollim ushtarak

Pas kthimit në atdhe, Jong Un filloi studimet në Universitetin ushtarak “Kim Il Sung” me vëllain e tij më të madh. Derisa i ati i tij ballafaqohej me vdekjen, Jong Un me të shpejtë filloi që të promovohej si lider politik dhe ushtarak, edhe pse u mungonte përvoja në të dy këto fusha.

Image

Jong Un-it i është kushtuar një këngë, me titull “Marshi”

Kënga thërret njerëzit që ta pasojnë Kim admiralin. Por, teksti i kësaj kënge nuk është aq i veçantë. Klishe e pastër!

Image

Kim Jong Un ka ngjashmëri me gjyshin e tij, Kim Il Sung

Ka thashetheme se Kim Jong Un i është nënshtruar kirurgjisë plastike, me qëllim që të ngjajë sa më shumë me gjyshin e tij.

Image

Pas vdekjes  së të atit, Jong Un me të shpejtë u emërua “Lider suprem” i Koresë veriore

Kur Jong Il vdiq nga sulmi në zemër, më 17 dhjetor të vitit 2011, Jong Uni i ri trashëgoi ushtrinë e katërt më të madhe në botë, një arsenal bërthamor, dhe një kontroll absolut mbi Korenë veriore.

Image

Mendohej se halla e Jong Unit dhe daja i tij ishin kryesorët në shtet

Në mesin e këshilltarëve më të besueshëm të Jong Unit ishin halla e tij, Kim Kyong Hui dhe burri i saj, Jang Sung Taek, që të dy 66 vjeç. Ata shpesh shiheshin afër Liderit suprem dhe mendohej se ushtronin presion te gjeneralët, të cilët nuk i besonin liderit të ri, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Në dhjetor të vitit 2013, Jong Un urdhëron ekzekutimin e dajës së tij

Kim Jong Un e akuzonte dajën se ishte munduar që ta merrte kontrollin mbi shtet me anë të një puçi ushtarak. Pas ekzekutimit të dajës, lideri korean vazhdoi me vrasjen edhe të anëtarëve të tjerë të familjes së tij.

Image

U martua me një ish-këngëtare dhe mendohet të ketë dy fëmijë

Liderët në këtë mbretëri të izoluar komuniste ndonjëherë janë aq misteriozë kur flitet për më të afërmit e tyre, por Jong Un e merr gruan e tij me vete gjithandej dhe lejon fotografimin e saj. Në korrik mediat e këtij vendi bënë me dije se lideri suprem ishte martuar me Ri Sol Ju, një ish këngëtare, por askush nuk e di se kur dhe ku u martuan ata. Mendohet se ata tanimë i kanë dy fëmijë.

Image

Jong Un vazhdon me sjelljen luftënxitëse

Më 5 janar të këtij viti, Koreja veriore bëri provën e saj të katërt bërthamore nën liderin Jong Un. Penjani thotë se bëhej fjalë për një bombë miniaturale të hidrogjenit. Të gjithë e dënuan këtë veprim, bile edhe Kina, e cila është aleati kryesor i Koresë Veriore. Si reagim ndaj këtyre testeve bërthamore, pritet që OKB të shtrëngojë edhe më shumë sanksionet ndaj këtij shteti.

Image

(Kosova Sot)