Kadaj Bujupi: 17 shkurti fundi i kësaj Qeverie, krejt popullin e ka kundër (Video)

  • 11 February 2016 - 22:54
Kadaj Bujupi: 17 shkurti fundi i kësaj Qeverie, krejt popullin e ka kundër (Video)

Deputetja e AAK Kada-Bujupi tha se opozita është gati me një platformë opozitare për veprimet e tyre pas protestës se 17 shkurtit.

Kjo Qeveri krejt popullin e ka kundër, vlerësoi deputetja.

Sipas Kada-Bujupi, 17 shkurti ka me qenë fillimi i fundit i kësaj Qeverie.

"Grafitet që janë në Skenderaj e Drenas tregojnë se populli atje ka filluar të reflektoj drejt”.

Sipas saj, veprimet e Thaçit i kanë degraduar të gjitha sferat e shtetit.

"E vetmja sfere që ka shënuar zhvillim është ajo e korrupsionit".

Për të, Kosovës kishte me ju bë keq edhe njëherë nëse Thaçi zgjidhet President.

"E kemi fituar betejën e parë, e kemi dëshmuar se kur bahet bashkë populli fitohet kauza", vlerësoi Kada-Bujupi.

"Ka me u zgjeruar gjithçka", tha deputetja duke folur rreth protestës së thirrur nga opozita. Ajo tregoi se opozita është duke formuar Platformën opozitare, për të cilën tha se është ende në procesin e përpilimit.

Kada-Bujupi tha se janë duke bërë renovime në bufe të Kuvendit ku, sipas saj, Thaçi po planifikon aty të zgjidhet President.

"Nuk mundesh me qenë President i vendit, derisa nuk mundesh me u zgjedh nga salla plenare".

Në pyetjen se a do të mundet opozita të ndaloj këtë, ajo tha se opozita do ta parandaloj në të gjitha format. Madje ajo shtoi se do të bëjnë thirrje qytetarëve për përkrahje, nëse Thaçi tenton me u zgjedhe President nga salla alternative.
Konsideroj se po t'i kishte numrat, deri tash kishte me u zgjedhe President, dhe konsideroj se po i nënshtrohet shumë Lista Srpskas.

"Koncesionet që po i bën kjo Qeveri me Listen Srpska dhe me marrëveshjet e dëmshme për vendin, kanë shkuar shumë larg", tha Kada-Bujupi, gjithashtu tha se për shkak të Listes Srpska ende nuk ka ardh ligji për ushtrinë në Kuvend. 
 

 

 
Donika Kada-Bujupi ne Rrokum Roll

Kadaj Bujupi: 17 Frori fillimi i fundit i kesaj Qeverie, edhe pse Thaçi ka fillue renovimin e bufese dhe tavanit si dhe te fortifikimit perreth Deputetja e AAK Kada-Bujupi ne emisionin Rrokum Roll tregoi se opozita asht gati me nji platforme opozitare per veprimet e tyne mbas protestes se 17 Frorit. Kjo Qeveri popullin komplet e ka kunder, vleresoi deputetja.Simbas Kada-Bujupi, 17 Frori ka me qene fillimi i fundit i kesaj Qeverie."Grafitet qe jane ne Skenderaj e Drenas tregojne se populli atje ka fillue me reflektue drejt".Simbas saj, veprimet e Thaçit i kane degradue te gjitha sferat e shtetit."E vetmja sfere qe ka shenue zhvillim asht ajo e korrupsionit".Per te, Kosoves kishte me ju ba keq edhe njihere nese Thaçi zgjedhet President."E kemi fitue betejen e pare, e kemi deshmu se kur bahet bashke populli fitohet kauza", vleresoi Kada-Bujupi."Ka me u zgjanue gjithçka", tha deputetja tue fole rreth protestes se thirrun nga opozita. Ajo tregoi se opozita asht tue e formue Platformen opozitare, per te cilen tha se asht ende ne procesin e perpilimit.Kada-Bujupi tha se jane tue u ba renovime ne bufe te Kuvendit ku, simbas saj, Thaçi po planifikon aty me u zgjedhe President."Nuk mundesh me qene President i vendit, derisa nuk mundesh me u zgjedhe nga salla plenare".Ne pyetjen a ka me mujt me ndalue kete opozita, ajo tha se opozita ka me parandalue ne te gjitha format. Madje ajo shtoi se kane me i ba thirrje qytetareve per perpkrahje, nese Thaçi tenton me u zgjedhe President nga salla alternative.Konsideroj se po t'i kishte numrat, deri tash kishte me u zgjedhe President, dhe konsideroj se po i nenshtrohet shume Lista Srpskas."Koncesionet qe po i ban kjo Qeveri me Listen Srpska dhe me marreveshjet e damshme per vendin, kane shkue shume larg", tha Kada-Bujupi tue shtue se per shkak te Listes Srpska ende nuk ka ardhe ligji per ushtrine ne Kuvend.

Posted by Rrokum TV on Thursday, February 11, 2016